Aksident në Tiranë, tre persona të plagosur në Laprakë

Dy makina janë përfshirë në një aksident rrugor pranë Laprakës duke lënë të plagosur 3 persona.

06.04.2026. 18:00

Aksident në Tiranë, tre persona të plagosur në Laprakë

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Laprakës në Tirana, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.

Sipas informacioneve paraprake, një 21-vjeçar me inicialet D. G., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë që drejtohej nga shtetasi M. D., 26 vjeç. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Nga përplasja janë lënduar drejtuesi i automjetit të dytë, si dhe dy pasagjerët që udhëtonin me të. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor nën kujdesin e bluzave të bardha.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)