Drejt plazheve të jugut me lekë, vendoset pagesa për të kaluar në tunelin e Llogorasë

Prej fundit të këtij muaji do të vendoset dhe tarifa për kalimin në tunelin e Llogorasë. Mësohet se tarifa nuk do të jetë e njëjtë për të gjithë.

06.04.2026. 17:01

Drejt plazheve të jugut me lekë, vendoset pagesa për të kaluar në tunelin e Llogorasë

Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më herët, kalimi i Tunelit të Llogorasë për të shkuar në plazhet e jugut dhe anasjelltas do të bëhet me lekë.

Mësohet se tashmë po bëhen përgatitjet e fundit dhe prej këtij muaji, kalimi në këtë aks rrugor të rëndësishëm për sezonit turistik, do të bëhet pasi të bësh një pagesë.

Sipas burimeve, tarifimi nuk do të jetë njësoj për të gjitha llojet e mjeteve në qarkullim. Kështu, nëse kalon në tunel me motor, duhet të paguash 100 lekë. Për veturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje, 500 lekë për mjete me karroceri, 1000 lekë për furgonë dhe autobusë.

Vendosja e tarifës pritet të sjellë dhe reagimin e shoqërisë civile, pasi prej muajsh ky tunel është kaluar pa paguar asgjë.

Për tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogarasë janë marrë të pandehur për shkelje të barazisë në tenderë ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, bashkë me ish-kreun e ARRSH-së, Gentian Gjyli dhe Erald Elezin, ish-drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)