Një punonjës i një kompanie celulare që kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë në zonën malore të Fushë Arrëzit, është gjetur pa ndjenja nga banorët e zonës.
Pas një telefonate për rastin në komisariatin e Pukës, kanë ndërhyrë në zonë ekipet e emergjencës duke kryer transportimin e 50-vjeçarit Lumturi Kamberi me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë të specializuar mjekësore.
“Rreth orës 09:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka telefonuar shtetasi Gj. T., i cili ka njoftuar se në fshatin Krrabë ndodhej një person i shtrirë pranë antenave. Menjëherë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e emergjencës civile dhe të shëndetësisë, kanë shkuar në vendngjarje tek antenat në zonën e Midës. Nga verifikimet ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin L. K., rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie celulare, i cili dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë të kompanisë. Shtetasi L. K. është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore”, njofton policia.
Një punonjës i një kompanie celulare që kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë në zonën malore të Fushë Arrëzit, është gjetur pa ndjenja nga banorët e zonës. Pas një telefonate për rastin në komisariatin e Pukës, kanë ndërhyrë në zonë ekipet e emergjencës duke kryer transportimin e 50-vjeçarit me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë të specializuar mjekësore. “Rreth orës 09:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka telefonuar shtetasi Gj. T., i cili ka njoftuar se në fshatin Krrabë ndodhej një person i shtrirë pranë antenave. Menjëherë, shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me shërbimet e emergjencës civile dhe të shëndetësisë, kanë shkuar në vendngjarje tek antenat në zonën e Midës. Nga verifikimet ka rezultuar se bëhej fjalë për shtetasin L. K., rreth 50 vjeç, punonjës i një kompanie celulare, i cili dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një defekt në një antenë të kompanisë. Shtetasi L. K. është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës, për ndihmë mjekësore”, njofton policia. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)