VIDEO/ Avioni ulet mes trafikut të makinave

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pensilvani, ku një avion i vogël u detyrua të bëjë një ulje emergjente mes trafikut.

Burimi: Daily Mail

06.04.2026. 13:05

VIDEO/ Avioni ulet mes trafikut të makinave

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Pensilvani, ku një avion i vogël u detyrua të bëjë një ulje emergjente mes trafikut.

Sipas raportimeve, avioni ishte nisur nga New Jersey drejt Indiana-s, kur piloti raportoi probleme me motorin gjatë fluturimit. Fillimisht ai hezitoi të ulte avionin në rrugë, por për shkak të situatës kritike nuk kishte alternativa të tjera.

Pamjet e filmuara nga një kamerë në makinë tregojnë momentin kur avioni zbret mbi autostradë pranë Allentown. Megjithatë, ulja rezultoi e suksesshme dhe pa pasoja të rënda.

Në bord ndodheshin piloti 65-vjeçar nga Michigan dhe një pasagjere 34-vjeçare nga New Jersey. Të dy shpëtuan pa lëndime, ndërsa asnjë nga drejtuesit e automjeteve në rrugë nuk u dëmtua.

Dëshmitarët e përshkruan momentin si “një mrekulli”, duke theksuar qetësinë e pilotit gjatë manovrës së vështirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)