Blofi i madh i CIA-s dhe dy avionët e shkrumbuar, si e shpëtuan ‘Specialët’ pilotin amerikan në Iran

Një rol kryesor në këtë mision ka luajtur CIA amerikane. NBC News, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës Trump zbulon se iranianët ranë pre e një "mashtrimi" nga CIA që i ndihmoi më pas forcat amerikane të gjurmonin dhe të rikuperonin gjallë pilotin e zhdukur.

06.04.2026. 12:52

Blofi i madh i CIA-s dhe dy avionët e shkrumbuar, si e shpëtuan ‘Specialët’ pilotin amerikan në Iran

"Ne shpëtuam anëtarin/oficerin e ekuipazhit të F-15 të plagosur rëndë dhe vërtet të guximshëm nga thellësia e maleve të Iranit. Ushtria iraniane po e kërkonte pa pushim, në numër të madh, dhe po i afrohej. Ai është një kolonel shumë i respektuar.”

Kështu e njoftoi Donald Trump në Truth Social finalizimin me sukses të operacionit të shpëtimit të pilotit të avionit F-15E Eagle Strike, që u rrëzua në territorin iranian ditën e premte, pas dy ditësh kërkime nga Forcat Speciale.

Një burim izraelit i tha Iran International, një media opozitare me seli në Londër, se dy njësi komando izraelite, Shaldag dhe Sayeret Matkal, morën pjesë në operacionin e shpëtimit për pilotin amerikan që ishte zhdukur në Iran. Sipas burimit, misioni zgjati afërsisht 36 orë dhe gjithashtu një helikopter amerikan u sulmua gjatë operacionit, por arriti të kthehej në bazë.

Një rol kryesor në këtë mision ka luajtur CIA amerikane. NBC News, duke cituar një zyrtar të lartë të administratës Trump zbulon se iranianët ranë pre e një "mashtrimi" nga CIA që i ndihmoi më pas forcat amerikane të gjurmonin dhe të rikuperonin gjallë pilotin e zhdukur.

Sipas këtij burimi, CIA nisi një "fushatë keqorientimi", duke përhapur lajmin në Iran se piloti ishte gjetur tashmë i gjallë nga SHBA-të dhe se një transferim tokësor ishte duke u zhvilluar për ta nxjerrë atë nga territori i Republikës Islamike.

“Ndërsa pasiguria mbretëronte midis iranianëve rreth asaj që po ndodhte, Agjencia përdori aftësitë e saj unike dhe të sofistikuara për ta kërkuar dhe gjetur atë", shpjegoi zyrtari.

Burimi shtoi se piloti ishte fshehur "në një vend të largët malor" dhe se, pasi u identifikua vendndodhja e tij e saktë, CIA "informoi menjëherë Departamentin e Mbrojtjes dhe Shtëpinë e Bardhë", të cilat më pas dhanë dritën jeshile për misionin e shpëtimit.

Megjithatë, Forcat e Armatosura Iraniane deklaruan se operacioni amerikan për të rikuperuar pilotin e zhdukur kishte në shënjestër një aeroport të braktisur në provincën Isfahan, në jug të vendit.

"I ashtuquajturi operacion shpëtimi ushtarak amerikan, i planifikuar si një mision mashtrimi dhe arratisjeje në një aeroport të braktisur në Isfahanin jugor me pretekstin e gjetjes së pilotit të një avioni të rrëzuar, u pengua plotësisht", tha Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i komandës qendrore të forcave të armatosura, Khatam Al-Anbiya.

Zëdhënësi raportoi gjithashtu se gjatë operacionit, "dy aeroplanë transporti ushtarak C-130 dhe dy helikopterë Black Hawk" u shkatërruan, por amerikanët pretendojnë se ishin ata që u vendosën flakën mjeteve të tyre fluturuese për të mos i lënë në duart e iranianëve.

Operacioni për të gjetur dhe shpëtuar pilotin zgjati më shumë se një ditë. Të shtunën, u lokalizua dhe u nis një operacion i ri, ndërsa forcat iraniane lëvizën drejt zonës për ta parandaluar atë.

Sakaq, avionët luftarakë amerikanë kryen sulme kundër forcave iraniane me qëllim që të parandalonin afrimin e tyre në vend. Operacioni u monitorua në kohë reale nga Presidenti i SHBA-ve Donald Trump dhe zyrtarë të lartë të administratës nga Dhoma e Situatave e Shtëpisë së Bardhë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)