Luhatjet e çmimit të naftës kanë sjellë pasoja të drejtpërdrejta edhe në linjën Korçë-Tiranë, ku së fundmi është regjistruar një tjetër rritje e biletave të transportit publik. Nga 7 mijë lekë, çmimi i një bilete ka shkuar në 8 mijë lekë.
Qytetarët shprehen se kjo situatë po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar. Sipas tyre, rritja e pandërprerë e çmimeve, jo vetëm në transport, por edhe në produktet bazë, po rëndon ndjeshëm buxhetin familjar.
Ata theksojnë se, pavarësisht kostove në rritje, janë të detyruar të udhëtojnë për arsye pune dhe nevoja jetike, duke mos pasur alternativa të tjera të përballueshme.
Kjo nuk është hera e parë që çmimet rriten. Më herët, problematikat në segmentin rrugor Librazhd-Prrenjas ndikuan gjithashtu në shtimin e kostove të transportit.
Ndërkohë, operatorët e transportit e justifikojnë rritjen me shtrenjtimin e vazhdueshëm të karburantit dhe rritjen e përgjithshme të kostove të shërbimit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)