Java nis e kthjellët, ja si parashikohet moti

Një ditë tipike pranvere ka përfshirë vendin këtë të hënë, ku stabiliteti atmosferik sjell mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta në pjesën më të madhe të territorit.

06.04.2026. 08:02

Sipas parashikimeve, gjatë gjithë ditës moti do të mbetet kryesisht i kthjellët, ndërsa vetëm në zonat malore të lindjes priten vranësira të pakta kalimtare, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - veriperëndim, me një shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në zonat bregdetare dhe ato luginore, era herë pas here do të forcohet, duke arritur deri në 14 m/s.

Sa i përket detit, në Adriatik dhe Jon pritet valëzim i ulët, nga 1 deri në 3 ballë, duke krijuar kushte të favorshme për lundrim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)