Vrasja e Ilaria Sulës nga i dashuri në Itali, flet nëna e saj: Që në fillim e dija që nuk ishte i duhuri për të

Një vit pas vrasjes tragjike të Ilaria Sulës, familja e saj vijon të kërkojë drejtësi, duke rrëfyer detaje të dhimbshme nga historia që tronditi opinionin publik në Itali e Shqipëri.

Burimi: Tgcom

05.04.2026. 22:28

Vrasja e Ilaria Sulës nga i dashuri në Itali, flet nëna e saj: Që në fillim e dija që nuk ishte i duhuri për të

Një vit pas vrasjes tragjike të Ilaria Sulës, familja e saj vijon të kërkojë drejtësi, duke rrëfyer detaje të dhimbshme nga historia që tronditi opinionin publik në Itali e Shqipëri.

Prindërit e të resë, të ftuar në emisionin “Verissimo”, kanë rikthyer në vëmendje ngjarjen e rëndë të marsit 2025 në Romë, ku Ilaria u vra nga ish i dashuri i saj, Mark Antony Samson, i cili ka pranuar krimin. Nëna e saj, Gezime Sula, tregoi se kishte ndjerë që në fillim një shqetësim për lidhjen e vajzës. “E zbulova më vonë që ajo frekuentonte këtë djalë. Në zemrën time e ndjeja që nuk ishte i duhuri për të”, u shpreh ajo.

Sipas familjes, i riu kishte gënjyer që në ditët e para, duke fshehur faktin se nuk ndiqte studimet universitare. Babai, Flamur Sula, theksoi se vajza kishte tentuar të distancohej pasi mësoi të vërtetën, por ishte tepër vonë. “Fatkeqësisht, e bëri shumë vonë”, tha nëna.

Pas kësaj, sjellja e tij u bë gjithnjë e më shqetësuese, duke përfshirë përgjimin dhe ndërhyrjen në rrjetet sociale të Ilarias. Edhe pas krimit, sipas familjarëve, ai ka tentuar të mashtrojë duke përdorur telefonin e viktimës për të dërguar mesazhe që të krijonin përshtypjen se ajo ishte mirë.

Babai tregoi se një mesazh i dyshimtë i marrë më 31 mars ngriti alarmin, ndërsa kërkesat për të dëgjuar zërin e vajzës mbetën pa përgjigje. Dyshimet u konfirmuan kur telefoni u gjurmua brenda banesës së autorit, duke zbuluar të vërtetën tragjike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)