Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor nacional Lushnje-Fier, pranë vendit të njohur si në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit”, ku një motor u përplas me një mjet tip Volkswagen Caddy, duke lënë të vdekur një 35 vjeçar.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i motoçikletës, i identifikuar si Klevis Gjoni, po tentonte të parakalonte makinën, e cila po kryente një manovër kthimi për t’u futur në një banesë.
Në këtë moment ndodhi përplasja mes tyre, e cila ishte aq e fortë, sa si pasojë, drejtuesi i motoçikletës mori plagë të rënda që i shkaktuan edhe vdekjen.
Ai u transportua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë rrugore, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të aksidentit.
Sipas burimeve policore, shkaku paraprak i ngjarjes dyshohet të jetë manovra e parakalimit nga ana e drejtuesit të motoçikletës, ndërsa automjeti tjetër po kthehej në rrugën e banesës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)