Përplasen dy makina në Lezhë, mbetet e plagosur një grua

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Lezhë, ku dy automjete janë përplasur, duke lënë të plagosur një pasagjere.

05.04.2026. 15:18

Përplasen dy makina në Lezhë, mbetet e plagosur një grua

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në Lezhë, ku dy automjete janë përplasur, duke lënë të plagosur një pasagjere.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:20, në aksin rrugor kryesor, te Kryqëzimi i Treshit. Në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin A. K. dhe automjeti tjetër me drejtues shtetasin V. B.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur e dëmtuar pasagjerja që udhëtonte me shtetasin V. B., shtetasja A. B. Ajo është transportuar me ambulancë në spital, ku sipas burimeve mjekësore ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)