Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ekzistonte frika që një mesazh i marrë nga një anëtar i ekuipazhit të një avioni luftarak amerikan, i rrëzuar nga Irani, mund të ishte pjesë e një kurthi.
Sipas tij, bëhet fjalë për një avion F-15E Strike Eagle të Forcave Ajrore amerikane, i cili u godit nga një raketë. Njëri prej pjesëtarëve të ekuipazhit arriti të mbijetojë për më shumë se 24 orë në zonë malore, pavarësisht plagëve, përpara se të shpëtohej nga rreth 200 trupa speciale amerikane, shkruan Newsmax.
Trump, në një deklaratë për Axios, tha se ekzistonte dyshimi që Irani mund të kishte përdorur sinjale të rreme për të tërhequr forcat amerikane në një pritë. Ai theksoi se ushtari kishte dërguar një mesazh të shkurtër në radio, që fillimisht ngriti pikëpyetje për identitetin e tij.
Megjithatë, sipas një zyrtari të mbrojtjes, u konfirmua se ai ishte gjallë dhe nuk kishte rënë në duart e forcave iraniane. Operacioni i shpëtimit u realizua gjatë natës, pasi më herët ishte shpëtuar edhe piloti tjetër gjatë ditës, nën zjarrin e forcave iraniane.
Sipas autoriteteve amerikane, në zonë ndodheshin qindra trupa të Gardës Revolucionare Islamike. Ndërkohë, Izraeli ka ofruar mbështetje të kufizuar gjatë operacionit, përfshirë edhe një sulm ajror për të penguar avancimin e forcave iraniane.
Operacioni është cilësuar si i rrezikshëm dhe kompleks, ndërsa të dy pjesëtarët e ekuipazhit janë tashmë të sigurt.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)