Presidenti i SHBA-ve Donald Trump përmes platformës Truth Social ka lëshuar një paralajmërim të jashtëzakonshëm, të mbushur me fjalë fyese, drejtuar Iranit, duke paralajmëruar për veprime të ashpra ushtarake nëse Teherani dështon të bëjë një marrëveshje ose të rihapë Ngushticën e Hormuzit.
Ai tha në një postim në mediat sociale se e marta, "do të jetë dita e Termocentralit dhe dita e urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran”, duke paralajmëruar një sulm masiv mbi infrastrukturën kritike të Republikës Islamike, pasi po skadon afati prej 48 orësh që SHBA ka vendosur.
“Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapeni atë dreq Ngushtice, ju bastardë të çmendur, ose do të jetoni në ferr. Prisni dhe shikoni!”, vijoi më tej postimi tepër i ashpër i shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Letra shënon sinjalin e fundit të presidentit në lidhje me planet e SHBA-ve për të synuar goditjen e infrastrukturës kritike të Iranit.
Afati i fundit i Trump për Iranin për të rihapur Ngushticën ka ndryshuar vazhdimisht dhe gjatë një fjalimi drejtuar kombit, ai sugjeroi që Hormuzi do të "hapet natyrshëm" kur të mbarojë konflikti.
Por mbyllja virtuale e Ngushticës, e cila përbën tranzitin e afërsisht 20% të naftës në botë, ka çuar në një rritje të madhe të çmimeve të gazit. Lufta është thellësisht jopopullore për amerikanët, sipas sondazheve të CNN, dhe Trump ka sugjeruar se mund të mbarojë brenda pak javësh.
Kërëcnimet e Trump vijnë pak pas finalizimit të operacionit të kërkim-shpëtimit të një piloti të avionit F-35E të rrëzuar të premten brenda territorit Iranian.
Pilot amerikan i shpëtoi kapjes nga trupat e Gardës Reolucionare për më shumë se një ditë, i pajisur me një pistoletë, një pajisje komunikimi dhe një sinjalizues gjurmimi, sipas zyrtarëve amerikanë. Piloti u fsheh vetëm në një shpellë në mal dhe u ngjit në terren të thyer ndërsa zhvillohej një përpjekje masive për ta shpëtuar atë.
Komandot amerikane, të ndihmuar nga avionë që hidhnin bomba për të pastruar zonën, u ngjitën në malet e larta për ta sjellë më në fund oficerin në shtëpi, siç tha vetë Presidenti Trump.
Misioni përfshinte qindra personel ushtarak dhe të inteligjencës, përfshirë një fushatë mashtrimi të CIA-s për të hedhur poshtë rrëmbyesit e mundshëm. Trump tha përmes Truth Social se Irani po i afrohej gjetjes së anëtarit të ekuipazhit të F-15.
“Ne kemi shpëtuar anëtarin/oficerin e ekuipazhit të F-15, të plagosur rëndë dhe vërtet të guximshëm, nga thellësia e maleve të Iranit. Ushtria iraniane po kërkonte me kujdes, ishin në numër të madh, dhe po i afrohej. Ai është një kolonel shumë i respektuar. Kjo lloj bastisjeje rrallë tentohet për shkak të rrezikut për 'njerëzit dhe pajisjet'. Thjesht nuk ndodh! Bastisja e dytë erdhi pas të parës, ku ne shpëtuam pilotin në mes të ditës, gjithashtu e pazakontë, duke kaluar shtatë orë mbi Iranin. Një shfaqje e mrekullueshme trimërie dhe talenti nga të gjithë! Zoti i bekoftë luftëtarët tanë të mëdhenj”, shkroi Trump në postimin e dytë për ngjarjen.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)