“Shqipja nuk negociohet”, Bardhi në mbështetje të protestës së studentëve në RMV

PD ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në RMV të cilët kërkojnë qe testet të zhvillohen në gjuhën shqipe.

06.04.2026. 18:46

“Shqipja nuk negociohet”, Bardhi në mbështetje të protestës së studentëve në RMV

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Gazment Bardhi ka dalë në mbështetje të protestës të studentëve shqiptarë që u mbajt mesditën e së hënës në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bardhi shkruan se shqipja mbrohet me Kushtetutë në RMV dhe nga ligji për përdorimin e gjuhëve.

Ai i kërkon qeverisë shqiptare që të ndërhyjë menjëherë për zgjidhjen e kësaj situate dhe lejimin e studentëve që ta kryejnë testimin në shqip.

"Përdorimi i gjuhës shqipe është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Kjo është një e drejtë e fituar me gjak dhe që nuk mund të negociohet.  Mbështes plotësisht protestën legjitime të studentëve sepse gjuha është historia, është gjak, është kujtesa. Dhe një popull që detyrohet të kërkojë gjuhën e vet nuk ka problem gjuhe, ka problem drejtësie. Për secilin prej tyre gjuha shqipe është identitet.

Shqipja nuk negociohet!  I bëj thirrje Qeverisë Shqiptare që të marrë menjëherë masat për të ndërhyrë pranë autoriteteve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të shmangin kthimin pas në kohë të errta. Rruga e dy vendeve tona fqinjë është e përbashkët drejt Bashkimit Europian. Por, në çdo rast Republika e Shqipërisë e ka detyrim kushtetues që të mbrojë të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj", shkruan Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)