Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka dalë në një konferencë për shtyp në lidhje me operacionin special të ushtrisë për shpëtimin e dy pilotëve amerikanë që kishin mbetur në territorin iranian pas rrëzimit të avionit të tyre.
Lideri i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi një operacion fantastik atë të shpëtimit të pilotëve. Sipas tij, aksioni zgjati disa orë dhe u përdorën armë e teknologji të shumta.
Trump deklaroi se ushtria amerikane është më e mira në botë dhe mund të përgjigjet në të gjitha mënyrat që e kërkon situata.
“Ne ja dolëm mbanë që të shpëtonim pilotin. Është nder që realizuam diçka të tillë. Është një shpëtim historik në territorin iranian. U futën shumë avionë. Është një operacion që askush nuk e ka parë. Arritëm që t’i shpëtonim ata. Bëmë gjithçka për t’i sjellë luftëtarët tanë. Ne mund të reagonim dhe më egër, por vendosëm të merrnim luftëtarët tanë, duke mos lënë njeri pas. Kemi bërë një operacion të shkëlqyer. Për orë të tëra ishim në territorin iranian.
Askush nuk ka armët që në kemi, ushtrinë që ne kemi. Kemi ndërmarrë rreziqe të mëdha. Nuk është e lehtë të futesh në territorin e armikut. Dy luftëtarët tanë u shpëtuan. Ata i kërkuan popullit iranian që të gjenin pilotët në zonën e vështirë ku ndodheshin dhe t’i merrnin peng. Ishte një mision i vështirë. Ishte shumë e vështirë që t’i gjenim”, tha Trump.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)