Luftë parkingjeve të paligjshme në kryeqytet, 75 hapësira duhet të lirohen brenda 2 ditësh

Bashkia e Tiranës dhe Policia kanë evidentuar 75 hapësira të bllokuara në kryeqytet që përdoreshin në mënyrë të paligjshme si parkingje.

07.04.2026. 17:06

Luftë parkingjeve të paligjshme në kryeqytet, 75 hapësira duhet të lirohen brenda 2 ditësh

Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe IKMT kanë vijuar aksionet për lirimin e hapësirave publike në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Gjatë kontrolleve në terren, vetëm ditë e martë, janë zbuluar 75 zona të cilat ishin zaptuar ilegalisht dhe përdoreshin si parkingje me pagesë, nga persona të ndryshëm.

Situata më alarmante në lidhje me këtë lloj aktiviteti të paligjshme është pikasur në zonën që mbulohet nga komisariati nr.2.

Për këtë arsye, nënkryetari i bashkisë, Blendi Sulaj iu ka dhënë afat dy ditë kohë këtyre personave që të lirojnë hapësirat e bllokuara në mënyrë vullnetare. Në të kundërt, ndaj tyre do të ndërhyhet me masa ligjore dhe penalitete.

Ndërkohë, policia sqaroi edhe njëherë se kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë dhe se çdo tentativë për të bllokuar hapësirat publike do të shoqërohet me procedime penale dhe sekuestrim të mjeteve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)