Kundërshtoi emërimin e Joni Ketës në BKH, Gjykata merr vendim

Ndoi kishte kërkuar prishjen e vendimit për emërimin e Joni Ketës në drejtimin e BKH, kërkesë e cila u rrëzua nga Administrativja.

07.04.2026. 18:17

Kundërshtoi emërimin e Joni Ketës në BKH, Gjykata merr vendim

Gjykata Administrative e Apelit ka dalë me një vendim pas kërkesës së bërë nga zyrtari i policisë Gentian Ndoi në lidhje me emërimin e Joni Ketës në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndoi kishte kërkuar prishjen e vendimit për emërimin e Joni Ketës në drejtimin e BKH, kërkesë e cila u rrëzua nga Apeli i  Administratives.

Sipas Ndoit shkresa dhe raporti i dërguar nga Komisioni i Përzgjedhjes në KLP, në bazë të së cilit rekomandohej Joni Keta si kandidat për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit,  janë akte të marra në kundërshtim me ligjin material dhe procedural dhe të paarsyetuara.

Por Gjykata vendosi të kundërtën duke e cilësuar emërimin e Ketës si të ligjshëm.

Vendimi i Apelit Administrativ:

“Gjykata, bazuar në Nenin 40/3 të Ligjit Nr.49/2012, “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, unanimisht:

VENDOSI

Rrëzimin e padisë.

Shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim palës paditëse.

Kundër këtij vendimi lejohet rekurs brenda 30 ditëve në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë, afat që fillon nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)