Kërcënimi me shfarrosje, Irani ndërpret bisedimet me SHBA

Irani ka ndërprerë negociatat me Shtetet e Bashkuara dhe ka informuar Pakistanin se nuk do të marrë më pjesë në bisedimet për armëpushim.

Burimi: Tgcom

07.04.2026. 18:46

Kërcënimi me shfarrosje, Irani ndërpret bisedimet me SHBA

Irani ka ndërprerë komunikimet e drejtpërdrejta me Shtetet e Bashkuara pas kërcënimit të presidentit Donald Trump për të shkatërruar "qytetërimin" iranian.

Sipas New York Times, Irani ka ndërprerë negociatat me Shtetet e Bashkuara dhe ka informuar Pakistanin se nuk do të marrë më pjesë në bisedimet për armëpushim.

Ndërkohë, rrethimi i fabrikave, uzinave dhe urave me zinxhirë njerëzish është përgjigjia që regjimi në Teheran ka zgjedhur t’i japë kërcënimit shfarrosës së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, me shpresën se frika e ekzekutimit të civilëve të pafajshëm do ta zmbrapsë sulmin amerikan.

Irani u ka bërë thirrje të rinjve të vendit të formojnë zinxhirë njerëzorë rreth termocentraleve të vendit, të cilat Presidenti Trump po kërcënon t'i bombardojë me ultimatumin e së mërkurës që po skadon për Teheranin.

Më herët, Donald Trump paralajmëroi Iranin me një deklaratë të fortë në platformën e tij Truth Social, duke iu referuar afatit që i ka vendosur Teheranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

Ai ka dhënë afat deri në orën 01:00 të së mërkurës, ndërsa në postimin e fundit shkroi:

“Një civilizim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer kurrë më.” Megjithatë, ai shtoi gjithashtu se “ndoshta mund të ndodhë diçka revolucionare e mrekullueshme, kush e di?”

Trump la të kuptohet se është në negociata me udhëheqës të rinj në Iran, duke përmendur një “ndryshim total regjimi”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)