Një ngjarje e pazakontë ka prekur skuadrën e vajzave deri në 16 vjeç të klubit Uyba Volley gjatë qëndrimit të tyre në Rome, ku kishin udhëtuar për të marrë pjesë në turneun prestigjioz XV Randazzo International Tournament 2026.
Sipas raportimeve, vajzat, të cilat sapo kishin fituar titullin provincial në kategorinë e tyre, ranë pre e një vjedhjeje. Ngjarja ndodhi pranë palestrës ku ishte zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve. Persona të paidentifikuar hapën furgonin e ekipit dhe morën çantat sportive të lojtareve, si dhe tabletët që përdoreshin nga trajnerët dhe stafi.
Dëmi më i madh lidhet me zhdukjen e uniformave zyrtare të skuadrës. Pa to, vajzat rrezikojnë të mos mund të zbresin në fushë për ndeshjen e radhës në kampionatin rajonal, e planifikuar për 7 prill, shkruan Tgcom.
Autoritetet janë vënë në lëvizje pas denoncimit të bërë nga klubi. Tabletët e vjedhur janë lokalizuar për disa minuta në një zonë pranë një kampi rom, por më pas janë fikur dhe kanë humbur gjurmët.
Përmes një apeli publik, klubi ka kërkuar që të paktën uniformat të kthehen, në mënyrë që vajzat të kenë mundësinë të luajnë. “Na ktheni fanellat që vajzat të mund të zbresin në fushë ashtu siç e meritojnë”, thuhet në reagimin e tyre.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)