Ish-futbollisti i Interit, Ezequiel Schelotto, u bë protagonist i një momenti të pazakontë gjatë një ndeshjeje në Zvicër, duke ndërhyrë për të shuar një zjarr pranë fushës.
36-vjeçari, i cili aktualisht është kapiten i ekipit FC Paradiso në ligën e tretë zvicerane, po luante në fitoren 2-1 ndaj FC Bavois, kur papritur shpërtheu një zjarr pas njërës prej portave. Pa hezitim, Schelotto mori një zorrë uji nga anësorja e fushës dhe arriti ta shuajë vetë flakën.
Ngjarja ndodhi në stadiumin Campo Pian Scairolo, ndërsa nuk dihet ende shkaku i zjarrit, i cili sipas pamjeve duket se nisi pranë një pankarte të tifozëve.
Schelotto ka luajtur për klube si Atalanta e Interi në Itali. Ai u transferua te Brighton në vitin 2017 dhe zhvilloi 28 ndeshje në Premier League.
Pas eksperiencave në Argjentinë dhe Itali, Schelotto iu bashkua Paradiso-s në vitin 2024, ku tashmë jo vetëm si lojtar, por edhe si “shpëtimtar”, vazhdon të tërheqë vëmendje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)