Çmimet e naftës kanë vijuar rënien këtë të mërkurë, pas sinjaleve për një armëpushim të mundshëm mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani. Megjithatë, tregjet globale mbeten të pa stabilizuara dhe çmimet vijojnë të jenë dukshëm më të larta se përpara shpërthimit të konfliktit.
Nafta ka zbritur në 94 dollarë për fuçi, një rënie e ndjeshme krahasuar me nivelet rekord pranë 120 dollarëve gjatë kulmit të tensioneve.
Tregjet u tronditën nga zhvillimet e shpejta në rajonin e Gjirit, ku sulmet me raketa dhe tensionet ushtarake krijuan pasiguri të madhe.
Një tjetër faktor kyç ishte edhe bllokimi i Ngushticës së Hormuzit nga Irani, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Kjo lëvizje ndikoi drejtpërdrejt në furnizimin global, duke rritur çmimet dhe duke shtuar frikën për mungesa.
Megjithë rënien e fundit, çmimi i naftës mbetet rreth 30% më i lartë krahasuar me periudhën para nisjes së konfliktit më 28 shkurt, çka tregon se pasiguria në tregjet energjetike vijon të jetë e lartë.
Ndërkohë, në Shqipëri çmimi i naftës vijon të jetë 224 lekë, i vendosur në mbledhjen e fundit të Bordit të Transparencës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)