Policia e Vlorës bën të ditur se është identifikuar pronari i qenit pitbull që një ditë më parë sulmoi një 4 vjeçare duke e kafshuar në kokë.
Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për një 87-vjeçar i cili është proceduar në gjendje të lirë.
Ai është shprehur se e mbante qenin të lidhur në banesë, por ai kishte këputur zinxhirin dhe kishte dalë jashtë duke shkaktuar incidentin.
Materialet proceduriale janë referuar në prokurori, e cila do të japë dhe verdiktin final për këtë ngjarje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)