Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në një shtëpi në fshatin Berdnesh të Sarandës. Eksplozivi isht evendosur në murin rrethues të banesës.
Policia është lajmëruar nga e zonja e shtëpisë, e cila e kishte vënë re në mëngjes, pasi nuk jetonte aty. Hetimte vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
"Sot, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Berdenesh, Sarandë në murin e jashtëm rrethues të banesës private të shtetases S. I, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e para për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)