Një efektiv policie ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Belorta, ku fillimisht janë përplasur dy makina dhe më pas kanë goditur dhe një të tretë.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë rrugore, i cili dyshohet se ka qenë në shërbim në momentin e aksidentit.
Efektivi është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e dinamikës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)