Vrau fqinjin në Nikël, arrestohet autori i krimit

Është vënë në pranga shtetasi Eduard Afmataj, i cili një ditë më parë vrau fqinjin e tij Artur Çangu.

11.04.2026. 16:39

Vrau fqinjin në Nikël, arrestohet autori i krimit

Policia ka vënë në pranga shtetasin Eduard Afmataj, i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri fqinjin e tij Artur Çangu në Fushë Krujë.

Sipas të dhënave paraprake, Afmataj u gjet nga policia brenda një banese të braktisur në zonën e Qafë Shtamës.

Afmataj, një ditë më parë qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij Artur Çangu në Vrion të Niklës, duke i marrë jetën, pas një sherri për parkimin e makinës.

Deri në këto moment nuk ka të dhëna për ngjarjen, por dyshohet se ditë më parë, autori i krimit ka pasur një debat me babanë e viktimës për çështje pronësie.

Aktualisht, Afmataj po shoqërohet në polici, ku pritet të japë dhe detaje në lidhje me krimin e rëndë që trondi Fushë Krujën mbrëmjen e së premtes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)