Probleme me higjienën, bllokohen 110 tonë fruta-perime në një subjekt në Shkodër

AKU ka bllokuar 110 tonë fruta dhe perime në një subjekt në Shkodër për shkak të higjienës së ulët në ambientet e tij.

11.04.2026. 16:23

Probleme me higjienën, bllokohen 110 tonë fruta-perime në një subjekt në Shkodër

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i ka ndërprerë aktivitetin një subjekti dhe ka bllokuar 110 tonë fruta dhe perime për shkak të kushteve të rënda higjieno-sanitare që ai paraqiste.

AKU në bashkëpunim me Policinë e Shkodrës kanë ushtruar kontroll në subjektin e Elidon Balës ku ka konstatuar shkelje të rënda lidhur me respektimin e standardeve higjeno-sanitare, në ambientet ku trajtohet produkti ushqimor.

Për këtë arsye është ndërprerë aktiviteti i këtij subjekti si dhe ndaj tij është vendosur një gjobë 500 mijë lekë, teksa është bllokuar dhe sasia e madhe e fruta perimeve.

AKU deklaron se do të jetë pranë qytetarëve përsa i përket sigurisë ushqimore, teksa i fton ata që të denoncojnë çdo rast që vihen re shkelje të standardeve dhe kushteve higjienike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Etiketat:

Komente (0)