Aksident pranë Poliçanit, plagoset babai me dy vajzat

Dy vajza të mitura dhe babai i tyre kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan.

11.04.2026. 17:59

Aksident pranë Poliçanit, plagoset babai me dy vajzat

Një 40 vjeçar së bashku me dy vajzat e tij të mitura kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor në aksin Berat-Poliçan.

Sipas të dhënave paraprake, makina e drejtuar nga 40-vjeçar për motive ende të paqarta ka dalë nga rruga në fshatin Vërtop.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak/Rreth orës 13:20, në aksin rrugor Berat–Poliçan, në fshatin Vërtop, shtetasi E. Sh., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe dy vajzat e tij të mitura, të cilat po marrin mjekim në spital.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)