Aksident me 5 të plagosur në Vlorë, makina del nga rruga

Makina del nga rruga në aksin Vlorë-Kotë, plagosen 5 persona, mes tyre drejtuesi i mjetit.

11.04.2026. 17:25

Aksident me 5 të plagosur në Vlorë, makina del nga rruga

Një aksident rrugor është regjistruar pak pas mesditës në aksin rrugor Vlorë-Kotë, në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”.

Makina me drejtues V.K. 71 vjeç për motive të paqarta ka dalë nga rruga duke lënë të plagosur të moshuarin dhe 4 pasagjerët e tjerë që ndodheshin në këtë mjet.

Të dëmtuarit, mes të cilave dhe një 18 vjeçar dhe një 12 vjeçar, po marrin ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)