Ish kreu i KPP në hetim për shkelje të barazisë në tendera, SPAK kërkon pushimin e çështjes

SPAK ka kërkuar në GJKKO pushimin e çështjes ndaj Joniad Myzyrit, ish kreut të Komisionit të Prokurimeve Publike për shkelje të barazisë në tendera.

11.04.2026. 14:49

Kërkesa e Prokurorisë është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës së Posaçme, në të cilën njoftohet dorëzimi i çështjes për seancë paraprake dhe ku sqarohet pushimi i çështjes.

Myzyri është marrë i pandehur për shkelje të barazisë në tendera si kreu i Komisionit të Prokurorimeve Publike. Çështja për të cilën po hetohet Myzyri lidhet me procedurat e prokurimit për mirëmbajtjen e urës së Fanit dhe të lotit Shpal, Ura e Repsit, me një fond limit prej 219 milionë lekë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)