Një vajzë britanike e moshës 24-vjeçare, ka arritur të kursejë rreth 97 mijë dollarë, duke ndjekur një stil jetese ekstremisht të kursyer. Synimi kryesor i Mia McGrath është që të dalë në pension në moshën 40-vjeçare.
Ajo punon si llogaritare në industrinë e modës dhe është pjesë e lëvizjes FIRE (Financial Independence, Retire Early), që përkthehet “Pavarësi Financiare, Pension i Parakohshëm”. Sipas vajzës, ajo arrin të kursejë 50% deri në 70% të pagës çdo muaj dhe synon të arrijë deri në 1,3 milionë dollarë në llogarinë bankare, deri kur të ketë arritur moshën 40 vjeçe.
Një nga mënyrat kryesore si Mia ul shpenzimet është rutina e saj e përditshme ushqimore. Ajo thotë se mëngjesi i kushton vetëm 65 cent, e përbëhet nga vezë të rrahura dhe bukë e thekur. 24-vjeçarja shmang ushqimin “take-away”, nuk shpenzon për sallone bukurie, blen rroba të përdorura dhe merr ushqimin e mbetur me vete në punë, në vend që të blejë sallata apo ushqim të gatshëm.
Përveç kursimeve, ajo ka krijuar edhe një profil të fortë në rrjetet sociale, ku numëron rreth 250 mijë ndjekës në “TikTok”. Ajo fiton gjithashtu të ardhura nga bashkëpunime me marka të njohura si “American Express” dhe “British Airways”, edhe pse nuk ka zbuluar publikisht shumën që përfiton nga këto marrëveshje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)