Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të shtunë me fermerë të Lushnjes ku theksoi sërish se nuk ka bllokim të negociatave me Bashkimin Europian.
“Nuk është bllokuar asgjë, e keni dëgjuar ambasadorin. Një pjesë e tyre që i thonë këto, i dinë si janë, por janë të ligj, i përbuzin shqiptarët, mendojnë se u ka mbetur ora te “toka e nxanun” dhe “merrni armët”. Nuk e dinë që shqiptarët janë shumë më përpara sesa gazetarët dhe politikanët dhe nuk e dinë që japin ujë në bisht të lugës. I marrin për budallenj, i trajtojnë për mish për top dhe thonë se u bllokuan; nuk u bllokua gjë, sepse janë negociata dhe ato janë bisedime. Ajo që dua të them është që kjo gjë do të ndodhë shpesh”, tha Rama.
Përsa i përket fermerëve, Rama tha se do të ketë një skemë të re mbështetëse, ku do të ketë jo vetëm rimbursim por dhe që prek prodhimin.
"Do të bëjmë një organizim të ri të skemave mbështetëse, që kanë në fokus ata që bashkohen. Jo vetëm rimbursim, jo vetëm programin me BE, që duhet të futet dhe ai në proces, por dhe një tjetër program shumë domethënës, që do ta lançojmë në fund të prillit së bashku me BSh dhe bankat e nivelit të dytë. Është program që prek prodhimin ku thotë; a do ta dyfishosh prodhimin? Bjer plan dhe e miratojmë. Interesat do të jenë jo interesa komerciale. Qeveria do të hyjë me mekanizmin e garancisë. Kjo do të jetë aq e madhe, aq sa do të tërhiqni ju shqiptarët. Nuk themi dot shifra. E kemi nisur mekanizmin me 30 mln garanci dhe kemi studiuar se si funksionon. Këto para që diskutojmë më shume se dje, janë reale. Është mundësi e re që e ka sjellë ekonomia jonë, stabiliteti ynë dhe nevoja e shumë shqiptarëve që eksperiencën po e përkthejnë në qasje të mençur ndaj së nesërmes. Nuk bashkohet dikush me dikë se do të bëjnë krushqi, por të dyja palët fitojnë nga kjo gjë. Sot në kohën kur gjerat po bëhen më të vështira, nevoja për t’i rezistuar kohës, sfidës së tregut europian, do të hyjmë në një treg që ka sfida vjdekje-prurëse për kompanitë. Tregu i BE do të thotë se do të bëhemi pjesë e atij tregu, që jo vetëm do të jetë ai standard për prodhimet, por i njëjti do të jetë dhe këtu", tha ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)