“Dhurata e lamtumirës”, Ben Affleck i fal Jennifer Lopez vilën miliona dollarëshe

Sipas raportimeve, Affleck e ka transferuar pjesën e tij tek ish-bashkëshortja pa asnjë pagesë, si një lloj “dhurate lamtumire”.

Burimi: TMZ

11.04.2026. 21:24

“Dhurata e lamtumirës”, Ben Affleck i fal Jennifer Lopez vilën miliona dollarëshe

Aktori i njohur amerikan Ben Affleck raportohet se ka hequr dorë nga pjesa e tij e pronësisë mbi një vilë luksoze në Beverly Hills, në Los Angeles, duke ia kaluar plotësisht ish-bashkëshortes së tij, këngëtares Jennifer Lopez.

Sipas mediave amerikane si TMZ, vila me vlerë rreth 60 milionë dollarë ishte blerë nga çifti në qershor të vitit 2023, gjatë martesës së tyre. Tani, sipas raportimeve, Affleck e ka transferuar pjesën e tij pa asnjë pagesë, si një lloj “dhurate lamtumire”.

Marrëveshja e re mes tyre përfshin ndryshime në ndarjen e pasurisë, ku prona luksoze në Beverly Hills kalon në kontroll të plotë të Jennifer Lopez. Nëse vila shitet në të ardhmen, përfitimet financiare do t’i shkojnë vetëm asaj.

Shtëpia, e konsideruar si një nga pronat më të mëdha të zonës, ka rreth 3 mijë metra katrorë sipërfaqe, 12 dhoma gjumi, 24 banjo dhe një fushë basketbolli me standarde profesionale. Fillimisht ajo ishte menduar si “shtëpia e ëndrrave” të çiftit.

Pas ndarjes së tyre dhe procedurave të divorcit, çifti kishte shqyrtuar edhe mundësinë e shitjes së pronës, pasi nuk ishte përdorur siç ishte planifikuar. Tani, me këtë transferim, çështja e vilës duket se është mbyllur përfundimisht.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)