Pak më shumë se një muaj nga festivali evropian i muzikës Eurovision, është hedhur edhe shorti se kur do të garojnë vendet që do të jenë pjesë e këtij eventi këtë vit.
Kështu, këngëtari Alis Kallaçi, i cili do të ngrejë flamurin kuqezi në skenën austriake do të ngjitet në skenë në gjysmëfinalen e dytë më 14 maj dhe do të këndojë i 13-ti.
Kallaçi fitoi Festivalin e 64-të të Këngës në RTSH me këngën “Nân”, duke siguruar të drejtën për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision 2026.
Finalja e madhe e Eurovision 2026 do të jetë më 16 maj 2026, ora 21:00.
Kujtojmë se festivali i këtij viti u shoqërua me pakënaqësi të shumta me disa vende që kanë refuzuar praninë e tyre për shkak të përfshirjes së Izraelit në këtë kompeticion.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)