Shërbimi i deyrueshëm ushtarak, Gjermania pezullon një nen të ligjit vetëm në kohë paqeje

Ministri Pistorius theksoi se masa do të rikthehet vetëm në rast krizash, duke e cilësuar rregulloren si një masë paraprake sigurie.

Burimi: BBC

08.04.2026. 22:24

Shërbimi i deyrueshëm ushtarak, Gjermania pezullon një nen të ligjit vetëm në kohë paqeje

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius informoi se burrat në moshë ushtarake nuk do të kenë nevojë të raportojnë apo të kërkojnë leje për qëndrime të gjata jashtë vendit.

Deklarata vjen pas polemikave të shkaktuara nga interpretimi i një ligji të ri që rikthen në parim shërbimin ushtarak në Gjermani.

Sipas një njoftimi të mëhershëm të Ministrisë së Mbrojtjes, meshkujt mbi 17 vjeç duhej të merrnin miratim paraprak për qëndrime jashtë vendit mbi tre muaj, një kërkesë që kaloi pa u vënë re deri sa ra në sytë e mediave.

Megjithatë, Pistorius bëri të ditur se kjo kërkesë është pezulluar.

“Qoftë 17 apo 45 vjeç, të gjithë janë të lirë të udhëtojnë dhe nuk kanë nevojë për leje,” deklaroi ai për mediat gjermane, duke shtuar se gjatë periudhës së paqes nuk do të ketë procedura autorizimi për udhëtimet jashtë vendit.

Ai theksoi se masa do të rikthehet vetëm në rast krizash, duke e cilësuar rregulloren si një masë paraprake sigurie.

Ligji i ri, i njohur si Akti i Modernizimit të Shërbimit Ushtarak, hyri në fuqi më 1 janar dhe synon forcimin e mbrojtjes së vendit përballë kërcënimeve nga Rusia, pas pushtimit të plotë të Ukrainës.

Sipas këtij ligji, shërbimi ushtarak mbetet vullnetar, por mund të bëhet i detyrueshëm nëse nuk sigurohen mjaftueshëm rekrutë. Ndërkohë, kancelari Friedrich Merz ka shprehur ambicien për ndërtimin e ushtrisë konvencionale më të fuqishme në Evropë.

Aktualisht, të gjithë 18-vjeçarët në Gjermani marrin një pyetësor mbi gatishmërinë për t’u bashkuar me forcat e armatosura, i detyrueshëm për meshkujt dhe vullnetar për femrat. Nga korriku i vitit 2027, meshkujt 18-vjeçarë do t’i nënshtrohen edhe një kontrolli mjekësor për vlerësimin e aftësisë për shërbim ushtarak.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)