Presidenti francez Emmanuel Macron u tha presidentëve të SHBA-së dhe Iranit se marrëveshja e tyre e armëpushimit duhet të përfshijë Libanin, thotë ai në një postim në X.
"Sot fola me Presidentin iranian Massoud Pezeshkian, si dhe me Presidentin e SHBA-së Donald Trump", thotë Macron.
"U thashë të dyve se vendimi i tyre për të pranuar një armëpushim ishte më i miri i mundshëm.
"Shpreha shpresën time se armëpushimi do të respektohet plotësisht nga secila prej palëve ndërluftuese, në të gjitha fushat e konfrontimit, përfshirë Libanin." Ky është një kusht i domosdoshëm që armëpushimi të jetë i besueshëm dhe i qëndrueshëm.
Ai thotë më tei se kjo do të "hapë rrugën për negociata gjithëpërfshirëse" që çojnë në një marrëveshje paqeje afatgjatë.
Macron gjithashtu zotohet se "Franca do të luajë rolin e saj të plotë, në koordinim të ngushtë me partnerët e saj në Lindjen e Mesme".
Ai përfundon duke thënë se diskutoi gjithashtu qëndrimin e tij sot me udhëheqësit e Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Libanit dhe Irakut.
Mesazhi i Macron vjen pasi ai më herët të mërkurën u takua me dy qytetarë francezë që sapo janë liruar nga Irani pas më shumë se tre vitesh në paraburgim.
Shtëpia e Bardhë thotë se Libani nuk është pjesë e armëpushimit, ndërsa Izraeli ka vazhduar sulmet të mërkurën.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)