“Armëpushimi nuk është fundi”, Netanjahu këmbëngul se lufta s’ka mbaruar: E kemi gishtin në këmbëz!

Benjamin Netanjahu deklaroi sot se Izraeli ka më shumë objektiva për të përmbushur kundër Iranit dhe synon t'i arrijë ato ose përmes marrëveshjes ose luftimeve të rinovuara.

08.04.2026. 20:42

“Armëpushimi nuk është fundi”, Netanjahu këmbëngul se lufta s’ka mbaruar: E kemi gishtin në këmbëz!

Izraeli ka më shumë objektiva për të përmbushur kundër Iranit dhe synon t'i arrijë ato ose përmes marrëveshjes ose luftimeve të rinovuara.

Kështu deklaroi në një fjalim kryeministri Benjamin Netanjahu, duke theksuar se armëpushimi i arritur në orët e para të mëngjesit mes Teheranit dhe Uashingtonit nuk shënon fundin e luftës, pasi Izraeli është zotuar t’i japë fund kërcënimit bërthamor.

“Ne jemi të përgatitur të kthehemi në luftime në çdo moment të nevojshëm. Gishti ynë është te këmbëza", paralajmëroi ai pasi SHBA-të dhe Irani ranë dakord në parim për një armëpushim dyjavor.

Netanyahu tha se armëpushimi hyri në fuqi në koordinim të plotë me Izraelin dhe se vendi i tij nuk u kap në befasi, por pauza në luftime nuk shënon fundin e fushatës së Tel Avivit kundër Iranit.

“Kjo është përgatitje në rrugën për arritjen e të gjitha objektivave tona. Irani po hyn në këto negociata i mundur, më i dobët se kurrë”, nënvizoi ai, duke pretenduar se Izraeli e kishte shkatërruar industrinë ushtarake të Iranit dhe se do të hiqte uraniumin e pasuruar nga vendi, ose duke bërë një marrëveshje ose duke ju rikthyer luftës.

Netanjahu ndërkohë përsëriti se armëpushimi nuk përfshin operacionet kundër Hezbollahut në Liban.

“Ne po vazhdojmë të godasim me forcë. Hezbollahu pësoi sulmin më të rëndë sot që nga operacioni me pagers”, tha ai duke iu referuar një sulmi izraelit në shtator 2024 ndaj mijëra pajuesve të përdorura nga Hezbollahu.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)