I mituri shpërndante kokainë në Vlorë, arrestohet

Një rast shqetësues i shpërndarjes së lëndëve narkotike mes të miturve është goditur në Vlorë, ku dy adoleshentë dyshohet se furnizonin me drogë bashkëmoshatarët e tyre.

12.04.2026. 09:25

Operacioni u zhvillua nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Bazuar në informacione operative, efektivët ushtruan kontrolle në disa zona të qytetit dhe në akset kryesore.

Gjatë mbrëmjes, në lagjen “Pavarësia”, u ndaluan dy të mitur të dyshuar si shpërndarës. Nga kontrolli ndaj 17-vjeçarit me iniciale D. M., policia gjeti 10 doza të dyshuara kokainë, të fshehura në çantë dhe në mbajtësen e kufjeve, si dhe një sasi kanabisi të mbështjellë me letër alumini në xhep. Lëndët narkotike u sekuestruan si provë materiale.

Në përfundim të veprimeve, 17-vjeçari u arrestua në flagrancë, ndërsa 16-vjeçari që ndodhej me të u procedua në gjendje të lirë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)