Greqia ka vendosur të ndalojë rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, duke nisur nga 1 janari 2027. Ka qenë vetë kryeministri Mitsotakis që ka bërë të ditur vendimin, duke dashur të bëhet shtet shembull edhe për BE-në.
“Kemi vendosur të ecim përpara me diçka të vështirë, por të domosdoshme: të ndalojmë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç”, tha kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Rregullorja do të hyjë në fuqi në verën e vitit 2026 dhe do të zbatohet më 1 janar 2027, siç deklaroi ai. “Gjashtë – shtatë… Tani që kam vëmendjen tuaj, përshëndetje fëmijë! Kjo video nuk do të bëhet virale. Por ka një arsye serioze pse dua t'ju tregoj diçka tjetër. Dua t'ju flas sinqerisht. Vitet e fundit, kam folur me shumë prindër dhe të gjithë më thonë të njëjtën gjë: Se fëmija i tyre nuk fle mirë, stresohet lehtë, është vazhdimisht në celular. Por (…) shumë fëmijë më thonë se janë të lodhur nga krahasimi, nga komentet, nga presioni për të qenë aty gjatë gjithë kohës. Shkenca është e qartë: Kur një fëmijë kalon orë të tëra para ekranit, mendja nuk pushon, kështu që vendosëm të ecim përpara me diçka të vështirë, por të domosdoshme: Të ndalojmë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç. Rregullorja do të vijë në verën e vitit 2026 dhe do të zbatohet më 1 janar 2027”, njoftoi kryeministri.
Siç tha ai, “Greqia do të jetë ndër vendet e para që do të ndërmarrë këtë iniciativë.” “Qëllimi ynë është ta shtyjmë BE-në në këtë drejtim”, shtoi Mitsotakis, i cili, duke iu drejtuar fëmijëve, thotë “tani jam i sigurt se shumë më të rinj do të zemërohen me mua. Nëse do të isha në moshën tuaj, ndoshta do të ndihesha njësoj, por roli ynë nuk është të jemi të këndshëm”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)