Deputeti Erion Braçe ka sjellë në Kuvend denoncime nga blegtorët për rritjen e çmimeve dhe për refuzimin nga kompani të prodhimit të qumështit të produktit të tyre.
Një nga mesazhet që ka mbërritur në telefonin e Braçes citohet se pronarja e kompanisë ka pranuar se i bie më lehtë të blejë qumësht pluhur sesa qumështin e fermerëve, për shkak të kostos më të ulët.
Në përgjigje të kërkesës së Braçes, ministri i Bujqësisë, Andi Salla tha se siguria ushqimore është prioritet, teksa ka përmendur se gjatë 2025 janë analizuar 32 monstra për aflatoksinë, prej të cilave 13 rezultuan jokonform.
"Shqipëria sot ka një bazë të plotë ligjore të harmonizuar me BE. Sistemi në vend ku kontrollohet nga AKU. Kontrollet janë procese dinamike që ndjek produktin nga ferma në tryezë, verifikohen standardet higjieno-sanitare. Në vitin 2025 janë vendosur 40 gjoba dhe janë ndërprerë aktiviteti për 6 stablimente, pra ku ka shkelje ka masa. Gjatë 2025 janë analizuar 32 mostra për aflatoksinën M1 në qumësht, 13 kanë rezultuar jokonform dhe për gjitha raste janë vendosur masa dhe bllokuar produkte. Pra sistemi ka reaguar në kohë, duhet të kuptojmë se aflatoksina në qumësht vjen kryesisht nga ushqimi i kontaminuar. Prandaj kontrollin e kemi shtrirë në të gjithë zinxhirin", tha ai.
Në përgjigje të tij deputeti Braçe tha se vetëm në fillim të këtij viti janë marrë 5 monstra, prej të cilave 3 kanë rezultuar me aflatoksinë. Por jo vetëm kaq, Braçe denoncoi dhe rritjen e çmimeve të produkteve bujqësore me nisjen e luftës në Iran. Ai denoncoi se që nga nisja e luftës janë importuar vetëm 3 mijë tonë plehra kimikë ndërsa çmimet u rritën brenda ditës. "A merret dikush me këtë gjë?, pyeti Braçe duke kërkuar shtim të kontrollit të tregut. "Vërini fre abuzimit zoti ministër, përndryshe fermerët po marrin fund", përfundoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)