Kuvend, Tabaku: Po shkelni bashkëjetesën parlamentare. Balla: Nuk keni dhënë një votë pro për ligjet
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit nisën debatet në seancën plenar të kësaj të enjte. Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se po shkelet bashkëjetesa parlamentare pasi duhet të ketë ndryshime konsensuale, dhe në Konferencën e Kryetarëve opozita ka kërkuar të pritet zbardhja e vendimit.
Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit nisën debatet në seancën plenar të kësaj të enjte. Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se po shkelet bashkëjetesa parlamentare pasi duhet të ketë ndryshime konsensuale, dhe në Konferencën e Kryetarëve opozita ka kërkuar të pritet zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
"Në konferencën e kryetarëve ne nuk ramë dakord për kalendarin, për një arsye të thjeshtë. Aty, mazhoranca propozoi që të prezantohen edhe ndryshimet e rregullores pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, pas shkeljes së Kushtetutës që kryetari i Kuvendit ka kryer.
Nuk e di çfarë informacioni ka mazhoranca që GJK do të zbardhë vendimin. Ne nuk ramë dakord për të kryer një seancë shtesë në javën e gjelbër vetëm me justifikimin që GJK do të zbardhë këtë vendim. Ndryshimet e rregullores, të cilat PD i dërgoi në GJK me një vendim që i dha të drejtë opozitës për shkeljet e rregullave të Parlamentit, janë rasti më flagrant që bashkëjetesa në këtë Parlament është shkelur me dy këmbë.
Ndryshimet e reja të prezantuara nga PS shkelin edhe të drejtat e komisioneve dhe kryetarëve të komisioneve të opozitës dhe nga ana tjetër krijojnë një superkomision, sikur po ndahen vilajete këtu në Parlament, njëri i nënës dhe të tjerët të njerkës.
Nëse GJK nuk e zbardh vendimin, ne do të vazhdojmë me kalendarin, me javën e gjelbër në javën e tretë të prillit”, tha ajo.
E menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Taulant Ballës ndaj Tabakut. Për kërkesën e mocionit me debat, propozim i PS-së, ai dha datën 14 maj.
Për të qenë të vërtetë në ato që themi, nuk duhet të marrin përsipër të themi gjëra kur kemi ikur nga salla. Abaku nuk ka qëndruar në mbledhjen e konferencës së kryetarëve deri kur kemi rënë dakord për kalendarin. Është larguar, punët e vet, por të paktën ku të çohesh këtu të thuash të vërtetën. Nuk kemi diskutuar për cështje të propozimit për ndryshime të rregullores, por vetëm për detyrimin që ka kuvendi që menjëherë sapo GJK të zbardhë vendimin e saj. GJK është në shkelje të ligjit se brenda 30 ditësh, duhet të kishte zbardhur vendimin. Nuk kemi hyrë të propozimet për ndryshimet në rregullore. Kemi rënë dakord Tabaku për kalendarin, është në procesverbal dhe është e papranueshme të vish këtu dh të thuash që s’kemi rënë dakord.
Sa i përket mocionit me debat, jam dakord që mocionit me debat duhet të ishte zhvilluar. Në nëntor të vitit të kaluar në konferencë të kryetarëve dhe aty kemi rënë dakord që të bëjmë një bashkim 2 çështjeve, raportin e DASH dhe mocionin me debat që lidhet me nenin 18 për ligjin për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit. Padyshim që bie dakord që edhe ju edhe ne na ka kaluar afati i përcaktuar, por nuk është e vërtetë qeveria nuk ka raportuar fare sa i përket procesit. Unë thash e bëjmë ose me 7 apo 14 maj, ju e doni menjëherë, për këtë duhet të votohet. Ju thoni që mazhoranca u ka mohuar të drejtën që ju t sillni iniciativa ligjore. Jemi të gatshëm t’iu miratojmë dhe ju propozime, por jo me dhunë e forcë. Nëse doni që të vini tua miratojmë ne, e para duhet të vini të na i prezantoni, ti diskutojmë e ti miratojmë. Sot ju dashnorët më të rinj të anëtarësimit të Shqipërisë në Be, do ju jap një fakt, e ke filluar këtë legjislaturë në fund të shtatorit edhe prej asaj dite, 23 ligje, në asnjërin prej tyre nuk gjendet asnjë votë pro e juaja. Lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Presione nuk hamë. Ju jeni përjashtuar vetë nga procesi i integrimit. Nuk keni gjetur asnjë arsyetim ti thoni popullit përse nuk i votoni ju ligjet. Mocioni me debat të zhvillohet më 14 maj”, tha Balla.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ambasada amerikane bën të ditur mbajtjen e stërvitjes përmes një postimi në rrjetet sociale, duke nënëvizuar se teknologjia amerikane vijon të luajë një rol kyç në forcimin e sigurisë dhe kapaciteteve mbrojtëse të Shqipërisë.
Ferma ku mbarshtoheshin dhitë, në Shupenzë, është vendosur në karantinë, ndërsa në një perimetër prej rreth 10 kilometrash është kryer hetim epidemiologjik për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.
Lideri turk bëri me dije se Ankaraja po ndërmerr veprimet dhe iniciativat e nevojshme diplomatike që synojnë uljen e tensionit, zgjatjen e armëpushimit dhe vazhdimin e bisedimeve mbi sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka pritur në Romë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së fortë të Italisë ndaj Kievit.
Projektet janë kabllot ‘Apollo Link’ dhe ‘Iberia Link’, dy infrastruktura të projektuara për të transportuar sasi të mëdha të energjisë elektrike, veçanërisht asaj të rinovueshme, në të gjithë Mesdheun dhe për të përmirësuar lidhjen midis rrjeteve kombëtare.
Dy efektivë policie në qarkun e Dibrës janë pezulluar nga detyra, pasi dyshohen për shpërdorim detyre në lidhje me një ngjarje të rëndë të ndodhur në Bulqizë.
Thirrje për reagim qytetar dhe akuza të forta ndaj qeverisë për mënyrën e menaxhimit të situatave emergjente janë artikuluar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nisur këtë të enjte një vizitë zyrtare në Romë, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologia e tij, Giorgia Meloni, në Pallati Chigi.
Hetimet, që kanë zgjatur rreth dy vite, zbuluan një rrjet të mirëorganizuar që operonte përmes call center-ave në Tiranë. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit vepronin në grupe prej 6 deri në 8 agjentësh, të ndarë sipas gjuhëve të huaja si gjermanisht, anglisht dhe italisht, duke synuar tregje të ndryshm
Identifikimi dhe shkatërrimi i skemave të call center në Shqipëri është kthyer në vëmendje të deputetëve edhe në Kuvend. Deputeti socialist Erion Braçe tha se po dëmtohet imazhi i vendit, teksa shtoi se ky është aktivitet i hershëm këtu dhe se ka kërkuar personalisht shpjegime nga autoritetet.
Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 22-vjeçar në Shëngjin, i cili dy vite më parë, në bashkëpunim me të vëllanë plagosën rëndë një shtetas. Gjykata ka vendosur ndaj tij masën arrest me burg në mungesë, për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.
Një 49-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit pasi në kamionin që drejtonte gjatë kontrollit iu gjet një përforcues valësh, sasi parash dhe kanabis.
Komente (0)