Kreu i PD-së Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se po përdor Parlamentin, Ai akuzoi se Balluku, ishte notere e vjedhjeve të kryeministrit, dhe ndryshe nga të tjerët, nuk mund të largohej.
"Këtë parlament që për herë të parë në 35 vite parlamentarizëm pluralist, mbron në mënyrën më të paskrupullt, antikushtetuese, antidemokratike, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij familjar e qytetar. Edi Rama e ka shndërruar këtë parlament në një leckë të vetën ku nuk respektohet asnjë ligj, rregull, as Kushtetuta përveç interesave të tij. Nuk ka ndodhur kurrë ndonjëherë që shqiptarët dhe mbarë bota të ngrihen për imunitetin e lubi Ballukut që ishte notere e vjedhjeve të Edi Ramës. Këto do të kishin marrë rrugën me kohë, lubia jo se ka 25 vjet në libër me të. Sigurisht që e shtytë debatin për integrimin se ishte debati për lubinë dhe s’donit kurrë të hapej ai debat", tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)