“NATO s’ishte aty”, Trump shpërthen pas takimit me Rutte dhe rikthen kërcënimet
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar sërish ashpër NATO-n pas një takimi me dyer të mbyllura me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte, duke rindezur tensionet brenda bllokut.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka sulmuar sërish ashpër NATO-n pas një takimi me dyer të mbyllura me sekretarin e përgjithshëm të aleancës, Mark Rutte, duke rindezur tensionet brenda bllokut.
Pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, Trump shprehu publikisht zhgënjimin e tij ndaj aleatëve, duke i akuzuar se nuk e mbështetën gjatë konfliktit me Iranin. “NATO nuk ishte aty kur na duhej dhe nuk do të jetë as në të ardhmen”, shkroi ai në rrjetin social Truth Social, duke shtuar në mënyrë të paqartë edhe një referencë për Groenlandën, një çështje që ka shkaktuar përplasje të forta me Danimarkën, shkruan Newsmax.
Takimi mes Trump dhe Rutte u zhvillua vetëm një ditë pas arritjes së një armëpushimi të brishtë dyjavor mes SHBA-së dhe Iranit. Diskutimet u përqendruan në rolin e NATO-s në konflikt, si dhe në mundësinë që SHBA të rishikojë angazhimin e saj në aleancë.
Donald Trump e ka sulmuar përsëri NATO-n për mosmbështetjen e SHBA-së në luftën e Iranit, pas një takimi privat me Sekretarin e Përgjithshëm të saj Mark Rutte në Shtëpinë e Bardhë.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt përcolli "pakënaqësinë" e Presidentit Donald Trump me NATO-n, sa i përket qëndrimit mbi luftën në Iran, pak para se të fillonin bisedimet e tij zyrtare me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Edhe pse nuk ka një vendim zyrtar për largim nga NATO, raportime mediatike sugjerojnë se Trump po shqyrton masa ndëshkuese ndaj disa vendeve anëtare, përfshirë zhvendosjen e trupave amerikane nga territoret e tyre. Një tërheqje e plotë nga aleanca do të kërkonte miratimin e Kongresit.
Nga ana tjetër, Rutte e përshkroi takimin si “të hapur dhe të sinqertë”, por shmangu përgjigjen direkte mbi mundësinë e largimit të SHBA-së nga NATO. Ai njihet për përpjekjet e tij për të ruajtur marrëdhënie të qëndrueshme me Trump, në një kohë kur aleanca përballet me sfida të shumta.
Trump ka kritikuar gjithashtu disa liderë evropianë, duke vënë në pikëpyetje kontributin e tyre në mbrojtjen kolektive dhe duke kërkuar rritje të shpenzimeve ushtarake.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ndërhyrjet janë përqendruar në zona me rëndësi turistike si në Llogara, Filikur dhe Qeparo, me synimin për lirimin e hapësirave dhe frenimin e ndërtimeve të paligjshme përgjatë vijës bregdetare.
Një vatër e madhe zjarri ka shkaktuar alarm këtë të premte në zonën turistike të Ranës së Hedhur në Shëngjin, ku flakët kanë përfshirë një pjesë të masivit me pisha dhe janë afruar pranë bizneseve që operojnë në këtë zonë të frekuentuar nga pushuesit.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka dalë me një sqarim zyrtar, duke theksuar se dokumenti i publikuar për terapinë hormonale nuk përbën një protokoll përfundimtar terapeutik, por një udhëzues orientues për profesionistët e shëndetësisë.
Një anije turistike u fundos në brigjet e Turqisë gjatë një lundrimi pranë zonës turistike të Marmarisit, duke detyruar 148 pasagjerë të hidhen në det për të shpëtuar jetën.
Një ekspeditë alpinizmi nga Letonia është përfshirë nga një tragjedi në Alaskë, ku tre alpinistë humbën jetën pas një rënieje pranë një prej zonave më të rrezikshme të malit Mekinli.
Ish-komandanti i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike pretendoi, përmes një postimi në platformën X, se Trump po "tradhton diplomacinë për herë të tretë".
Thellë nën Paqësorin Jugor, shkencëtarët kanë konfirmuar ekzistencën e një mase të madhe toke që ka qenë objekt debati për dekada. Nuk është një ishull apo fragmente të shpërndara shkëmbinjsh, por një strukturë gjeologjike e vazhdueshme me identitetin e vet, e quajtur Zealandia.
Në disa pjesë të Evropës, temperatura ka arritur në 10 deri në 15 gradë Celsius mbi mesataren për këtë kohë të vitit, ndërsa java që u mbyll e futi kontinentin në... furrë.
Udhëheqësi bjellorus e sheh Macronin si udhëheqësin e duhur t dialogut me Rusinë dhe rrëfen bisedën që pati me presidentin francez, duke përjashtuar si opsion kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Pavarësisht sinjaleve për përparim në negociatat mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit ende duket larg finalizimit.
Geran-2 fluturon relativisht ngadalë, rreth 180 kilometra në orë, por arrin një distancë deri në 2,000 kilometra duke mbajtur rreth 50 kilogramë eksplozivë. Ai kushton midis 25,000 dhe 40,000 euro, një pjesë e kostos së një rakete me vlerë miliona.
Duke folur në forumin ndërkombëtar të sigurisë "Shangri-La Dialogue" në Singapor, shefi i Pentagonit theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë rezerva të konsiderueshme ushtarake dhe aftësitë e nevojshme për t'iu përgjigjur çdo zhvillimi.
Komente (0)