Ekipi që eliminoi Interin nga Champions kërkon portierin shqiptar

Sipas raportimeve të mediave, interes konkret për shërbimet e tij ka shfaqur Bodø/Glimt, kampioni në fuqi i Norvegjisë.

Burimi: Blick.ch

09.04.2026. 19:03

Ekipi që eliminoi Interin nga Champions kërkon portierin shqiptar

Portieri i përfaqësueses së Kosovës, Amir Saipi është pranë një kapitulli të ri në karrierën e tij, pasi pritet të largohet nga Lugano pas 5 vitesh të kaluara në klubin zviceran.

Sipas raportimeve të mediave, interes konkret për shërbimet e tij ka shfaqur Bodø/Glimt, kampioni në fuqi i Norvegjisë, që këtë sezon ka spikatur në arenën ndërkombëtare duke u kthyer në një nga surprizat e kompeticioneve evropiane.

Gjatë periudhës së tij te Lugano, Saipi është konsoliduar si një nga elementët kyç të skuadrës, duke marrë rolin e portierit titullar dhe duke dhënë paraqitje të qëndrueshme. Performancat e tij i kanë siguruar gjithashtu një vend të rëndësishëm në përfaqësuesen e Kosovës.

Një transferim i mundshëm drejt Bodø/Glimt do të përbënte një hap të rëndësishëm për 23-vjeçarin, duke i ofruar mundësinë për të konkurruar në nivele më të larta dhe për t’u ekspozuar më shumë në skenën evropiane me një klub në rritje.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)