Si e ndaloi Vatikani, Fernando Alonson, të bëhej shoferi i Papës?

Piloti spanjoll i Formula 1, Fernando Alonso mund të kishte qenë “shoferi personal” i Papa Benediktit XVI gjatë vizitës së tij në Spanjë, në gusht të vitit 2011, por kërkesa e organizatorëve u refuzua nga Vatikani.

09.04.2026. 22:49

Si e ndaloi Vatikani, Fernando Alonson, të bëhej shoferi i Papës?

Piloti spanjoll i Formula 1, Fernando Alonso mund të kishte qenë “shoferi personal” i Papa Benediktit XVI gjatë vizitës së tij në Spanjë, në gusht të vitit 2011, por kërkesa e organizatorëve u refuzua nga Vatikani.

Prapaskenat e kësaj ngjarje janë zbuluar nga Yago de la Cierva, i cili koordinonte asokohe udhëtimet papnore në Spanjë. Ai e pranon se propozimin për Alonson e kishte bërë vetë.

Organizatorët sipas tij shqyrtuan shkurtimisht nëse dy here kampioni i botës si pilot në Formula 1 mund të merrte timonin e Papamobilit për të shëtitur Atin e Shenjtë.

“Në vitin 2011 pyetëm shprehimisht nëse papamobili-n mund ta ngiste Fernando Alonso. Ata me ulërima na thanë, në asnjë mënyrë! Unë e mbrojta këtë ide dhe thashë: ‘Mendoj se ai di të ngasë, dua të them, mendoj se Papa nuk është në rrezik’. Por [ata u përgjigjën] duke thënë: ‘Jo, duhet të jetë një polic kombëtar’, dhe në fund ai ishte një polic kombëtar”, sqaroi De la Cierva.

Plani i spanjollëve u refuzua përfundimisht në favor të protokollit standard, i cili kërkon që personeli zyrtar i sigurisë të drejtojë Papamobili-n.

Në teori, agjenda e Fernando Alonsos mund ta kishte lejuar këtë, pasi Formula 1 ishte në pushimet e verës së vitit 2011 gjatë vizitës së Papës midis 18-21 gushtit.

Në atë kohë, Alonso ishte në sezonin e tij të katërt me Ferrarin. Ai fitoi Çmimin e Madh Britanik atë vit dhe përfundoi i katërti në kampionat.

Alonso mbetet piloti më i suksesshëm i F1 në Spanjë, me dy tituj botërorë dhe 32 fitore në karrierë. Tani 44 vjeç, ai përballet me një të ardhme të pasigurt. Një fillim i vështirë i sezonit 2026 me Aston Martin ka ngritur pyetje mbi lëvizjen e tij të ardhshme, me kontratën që do të skadojë në fund të vitit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)