Dy barazime dramatike në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Përballja mes Dinamo City dhe Vllaznisë ishte një ndeshje plot tension dhe episode dramatike.

08.04.2026. 20:27

Dy barazime dramatike në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë

Gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë kanë dhuruar emocione të forta, por pa prodhuar fitues, me të dyja sfidat që u mbyllën në barazim 1-1.

Përballja mes Dinamo City dhe Vllaznisë ishte një ndeshje plot tension dhe episode dramatike.

Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 43’, falë golit të Bismark. Në pjesën e dytë, Dinamo pati mundësinë të rikthehej në lojë, por Bregu humbi një penallti në minutën e 53’.

Megjithatë, drama kulmoi në fundin e takimit. Vllaznia mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq për Gurishtën, ndërsa në minutën e 102’ Bregu u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke vulosur barazimin 1-1.

Në gjysmëfinalen tjetër, Egnatia dhe Elbasani ndanë pikët në një tjetër sfidë të luftuar.

Vendasit e nisën vrullshëm takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 5’ me Sotën. Elbasani reagoi shpejt dhe arriti të barazojë në minutën e 44’ me Ze Gomes, duke mbyllur pjesën e parë në ekuilibër.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me të dyja skuadrat që treguan kujdes dhe menaxhuan rezultatin deri në fund. Tashmë gjithçka mbetet e hapur për ndeshjet e kthimit, të cilat do të luhen pas dy javësh dhe do të përcaktojnë finalistët e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)