“Në mbrojtje të demokracisë”, kryeministri Rama sot në Spanjë

Në fokus të diskutimeve janë multilateralizmi, rregullimi i hapësirës digjitale dhe lufta kundër dezinformimit.

17.04.2026. 08:04

“Në mbrojtje të demokracisë”, kryeministri Rama sot në Spanjë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet sot në Spanjë, ku po merr pjesë në samitin e katërt “Në Mbrojtje të Demokracisë”, që zhvillohet në Barcelonë.

Samiti organizohet me ftesë të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez dhe mbledh liderë ndërkombëtarë për të diskutuar mbi sfidat kryesore të demokracisë në kohët moderne.

Në fokus të diskutimeve janë multilateralizmi, rregullimi i hapësirës digjitale dhe lufta kundër dezinformimit.

Gjatë qëndrimit në Spanjë, Rama pritet të zhvillojë edhe takime dypalëshe me Sánchez, si dhe me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, ku në qendër do të jenë bashkëpunimi rajonal dhe proceset integruese evropiane.

Vizita në Spanjë vjen menjëherë pas ndalesës së tij në Romë, ku u takua me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Në këtë takim u theksua forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushat e emigracionit, mbrojtjes dhe sigurisë.

Bashkëpunimi mes dy vendeve mbështetet edhe në 16 marrëveshjet e nënshkruara gjashtë muaj më parë, që përfshijnë sektorë kyç si shëndetësia, infrastruktura dhe siguria, duke synuar thellimin e partneritetit strategjik mes Tiranës dhe Romës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)