Dua Lipa “arratiset” në Afrikën e Jugut me Callum Turner

Këngëtarja me origjinë shqiptare e famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë momente të veçanta nga një udhëtim në Afrikën e Jugut, ku u shfaq pranë të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner.

Burimi: Daily Mail

18.04.2026. 16:38

Dua Lipa “arratiset” në Afrikën e Jugut me Callum Turner

Këngëtarja me origjinë shqiptare e famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë momente të veçanta nga një udhëtim në Afrikën e Jugut, ku u shfaq pranë të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner.

Në disa foto të publikuara në Instagram, artistja 30-vjeçare shihet duke pozuar mes elefantëve dhe zebrave gjatë një safari në zonat e njohura si Kruger Park dhe Sabi Sands.

Ndërkohë, mediat ndërkombëtare raportojnë se çifti po planifikon martesën, e cila pritet të zhvillohet këtë verë. Sipas burimeve, ata po mendojnë për një ceremoni intime, larg vëmendjes së madhe mediatike, me një listë të kufizuar të ftuarish.

Foto: Instagram/Dua Lipa

Dua dhe Callum nisën lidhjen në janar 2024 dhe konfirmuan fejesën në qershor të vitit të kaluar, ndërsa vetë këngëtarja e ka cilësuar këtë periudhë si një nga më të bukurat në jetën e saj.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)