Flamurtari befason Egnatian, Vllaznia dhe Vora ndajnë pikët

Flamurtari ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Egnatias, duke triumfuar me rezultatin 0-2 në një sfidë të dominuar nga vlonjatët. Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 11-të, kur një aksion nga e djathta i Ememe përfundoi me autogolin e Haime, duke i dhënë avantazhin miqve.

18.04.2026. 18:08

Vlonjatët vazhduan të ishin më kërkues dhe gjetën edhe golin e dytë në pjesën e dytë. Në minutën e 53-të, Ememe shfrytëzoi një hapësirë jashtë zone dhe me një goditje të fortë vulosi rezultatin 0-2.

Vendasit patën disa raste të mira, përfshirë goditje në shtyllë dhe ndërhyrje vendimtare të portierit, por pa arritur të ndryshojnë fatin e sfidës.

Në një tjetër përballje të javës, Vora dhe Vllaznia u ndanë në barazim pa gola. Ndeshja prodhoi disa raste dhe gola të anuluar, por asnjë skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.

Në pjesën e parë ishte Vora më kërkuese, ndërsa në të dytën Vllaznia iu afrua më shumë golit, madje goditi edhe traversën. Megjithatë, skuadrat u dukën të kënaqura me rezultatin dhe nuk rrezikuan shumë në minutat e fundit.

Pas këtij barazimi, Vllaznia ruan vendin e parë, ndërsa Vora përkohësisht del nga zona e ftohtë, duke pritur rezultatet e rivalëve.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)