Një aksident ku janë përfshirë disa automjete ka ndodhur pasditen e së shtunës në aksin Milot-Lezhë.
Mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Përplasja ka sjellë radhë të gjata automjetesh në të dyja kahet e rrugës.
Sipas policisë, “rreth orës 18:00, në aksin rrugor Milot-Lezhë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin B. L., automjeti me drejtues shtetasin H. J. dhe automjeti me drejtues shtetasin K. N. Si pasojë e aksidentit, dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin H. J, janë transportuar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)