Një sulm i armatosur ka tronditur Kievin, ku një person hapi zjarr ndaj kalimtarëve dhe më pas mori pengje në një supermarket, duke lënë pas viktima dhe të plagosur.
Sipas autoriteteve ukrainase, sulmuesi qëlloi fillimisht në rrugë në zonën Demivka, duke vrarë të paktën 5 persona dhe plagosur disa të tjerë, mes tyre edhe një fëmijë. Më pas ai u fut në një supermarket, ku mbajti peng persona brenda.
Forcat speciale të policisë ndërhynë për neutralizimin e situatës, ndërsa gjatë operacionit autori u vra. Ministri i Brendshëm bëri të ditur se negociatorët kishin tentuar ta bindnin të dorëzohej, por ai kishte qëlluar edhe ndaj policisë gjatë ndërhyrjes.
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se aktualisht, dhjetë persona janë të shtruar në spital me plagë dhe lëndime. “Të gjithë po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor. Katër pengje u shpëtuan. Hetimet po vazhdojnë. Hetuesit e Policisë Kombëtare dhe Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës po punojnë”.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa dyshohet se autori kishte kryer edhe veprime të tjera para sulmit, përfshirë zjarrvënie në banesën e tij.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)