Tragjedi në Itali, shqiptari vret ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një fshat të vogël në Itali, ku një konflikt familjar përfundoi në mënyrë tragjike me tre viktima.

Burimi: Corriere della Sera

18.04.2026. 18:38

Tragjedi në Itali, shqiptari vret ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një fshat të vogël në Itali, ku një konflikt familjar përfundoi në mënyrë tragjike me tre viktima.

Sipas informacioneve, 59-vjeçari shqiptar Astrit Koni, i njohur në zonë si Arturo, dyshohet se ka vrarë ish-bashkëshorten e tij, Drita Koni, si dhe partnerin e saj të ri, përpara se t’i jepte fund jetës. Çifti kishte rreth 20 vite që jetonte në Itali.

Nga hetimet paraprake, mësohet se autori kishte tentuar disa herë të rikthente marrëdhënien me ish-gruan, por ajo kishte refuzuar dhe kishte nisur një lidhje të re. I shtyrë nga xhelozia, ai ka përdorur një kosore për të goditur për vdekje dy viktimat, trupat e të cilëve u gjetën në një fushë në Cossombrato.

Pas krimit, Koni është drejtuar drejt kalasë së fshatit, ku punonte si kopshtar. Duke përfituar nga fakti që kishte çelësat, ai hyri në kullën mesjetare dhe u hodh nga lartësia, duke i dhënë fund jetës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)